Dënohen personat që vodhën degën për transport parash në Vushtrri - Bota Sot
Dënohen personat që vodhën degën për transport parash në Vushtrri

Kronikë e zezë

Dënohen personat që vodhën degën për transport parash në Vushtrri

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:21
Ilustrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me një muaj paraburgim dy dyshuarve për grabitjen e filialit për transfer parash në Vushtrri.

Departamenti për Krime të rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq I komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.

“Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit dukebërë roje” thuhet në komunikatën për media.

Gjykatës Themelore në Mitrovicë në seance e mbajtur sot me datën 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe I kanë caktuar të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...