Mbi 4 kg heroinë në banesë, arrestohet

Kronikë e zezë

Mbi 4 kg heroinë në banesë, arrestohet

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150 euro dhe 400 dinarë të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat