Të rinjtë me marihuanë në Prizren, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Të rinjtë me marihuanë në Prizren, arrestohen tre persona

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Policia ka arrestuar tre person të komuniteteve të ndryshme në Prizren, pasi gjatë kontrollit iu janë gjetur sasi të vogla marihuanë, por edhe lloj tjetër i substancave narkotike të quajtur Speed.

Sipas Policisë, rasti i parë ka qenë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’, ku është arrestuar i dyshuari nga komuniteti rom, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.97 gram dhe 0.53 gram e llojit Speed.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Po në të njëjtën rrugë është arrestuar edhe një person tjetër, shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit  marihuanë në peshë 2.1 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Kurse rasti tjetër ka qenë në Qendrën Sportive në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari i komunitetit boshnjak, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit  marihuanë në peshë 7.38 gram.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat