Greqia i dorëzon Italisë anëtarin e Camorras, i arrestuar në Selanik

Kronikë e zezë

Greqia i dorëzon Italisë anëtarin e Camorras, i arrestuar në Selanik

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:40
Ilustrim

Greqia ka dorëzuar në duar të autoriteteve italiane një anëtar të Camorras, mafias italiane në Napoli. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Pasquale Diano, i arrestuar në Selanik me 20 qershor.

Ai u ekstradua me avionin Alitalia, i cili fluturonte nga Athina në aeroportin  "Fiumicino" në Romë.

Diano cilësohet si përkrahës i bosit të Camorras, Paolo Di Lauro. Sipas autoriteteve italiane ai ishte aktiv në pastrimin e parave, kryesisht jashtë Italisë.

Megjithatë, Pasquale Diano, ka mohuar lidhje me bandat ose rrjetet e mafisë napolitane, si dhe akuzat për pastrim të parave të organizatës.

Ai u arrestua në Selanik mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të autoriteteve të ndjekjes penale të Italisë.

Që në momentin e parë ai kishte pranuar edhe kërkesën e italianëve për t'u ekstraduar në vendin e tij, ndërkohë që kishte kërkuar që të lirohej përkohësisht derisa këshilli gjyqësor kompetent të vendoste për çështjen e tij, por kjo nuk u pranua.

Prokurori i Gjykatës së Apelit deklaroi se ai kishte jetuar në Greqi që nga viti 1995 me familjen e tij dhe se gruaja e tij kishte një biznes tekstili dhe veshjesh.

Autoritetet italiane arrestuan në Gjermani një anëtar tjetër të lidhur me familjen e  Di Lauro, Anjel Sioori.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat