Aksident në Gjirokastër/ 8 persona të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Gjirokastër/ 8 persona të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me një aksident rrugor në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në afërsi të Derviçanit, ndërsa raportohet se kanë mbetur tetë persona të plagosur.

Ndërkaq, mes të plagosurve është një fëmijë rreth moshës 4-5 vjeçare, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Duke iu referuar të dhënave paraprake, raportohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.

Njëri prej mjeteve i cili është përfshirë në aksident, është i tipit “Fuoristradë” dhe ka fluturuar jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht.

Aksident me 5 të plagosur në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.

Siç bëhet e ditur në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Derviçan, thanë burime nga policia.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat