Në pikë të mëngjesit ia djegin ekskavatorin shqiptarit në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Në pikë të mëngjesit ia djegin ekskavatorin shqiptarit në Shtërpcë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, një shqiptari të Shtërpcës i është djegur ekskavatori.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 4:00 të mëngjesi të djeshëm, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin ekskavatorit të një shqiptari në Shtërpcë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, njësiti i hetuesisë dhe krimteknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se ishte dëmtuar edhe një ekskavator tjetër.

Policia thotë se nuk është raportuar për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat