Aksident në Gjirokastër, përplasen dy makina

Kronikë e zezë

Aksident në Gjirokastër, përplasen dy makina

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 07:44
Pamje nga aksidenti

Mëngjesi i sotëm, një tjetër aksident është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të qyteti të Gjirokastrës, pranë lagjes “Gërhot”, rruga e Viroit.

Ndërsa, bëhet me dije se njëra makinë tip  “Skoda” dhe drejtohej vetëm nga një person i vetëm  dhe tjetra ishte e tipit “Ford” ku në të udhëtonin tre persona, shoferi, motra dhe vajza e tij.

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa pasoja në njerëz , ndërsa dëme të konsiderueshme vërehen tek mjetet përkatëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat