Divjakë, makina del nga rruga, humb jetën babai, plagoset djali

Kronikë e zezë

Divjakë, makina del nga rruga, humb jetën babai, plagoset djali

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:08
Pamje nga aksidenti

Babë e bir janë përfshirë në një aksident në Divjakë, ku si pasojë babai ka humbur jetën ndërsa djali i tij është plagosur.

Sipas policisë aksidenti u regjistrua  rreth orës 05:30 të mëngjesit në vendin e quajtur "3 urat"

"Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur "Tre urat" Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat