Tjetër vetëvrasje në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, 61 vjeçari - Bota Sot
Tjetër vetëvrasje në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, 61 vjeçari

Kronikë e zezë

Tjetër vetëvrasje në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, 61 vjeçari

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një qytetar, i moshës 61 vjeç, me iniciale F>XH, është hedhur nga kati i nëntë i një pallati në zonën e rrugës Kongresi I Tiranës. në Tiranë.

Sipas asaj që mëson media, burri ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan drejt vetëflijimit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...