U vodhën para të gatshme në veturë, arrestohet njëri prej të dyshuarve - Bota Sot
U vodhën para të gatshme në veturë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

Kronikë e zezë

U vodhën para të gatshme në veturë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:22
Ilustrim

Njësia policore ka arritur të identifikojë dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë vjedhur nga një veturë një çantë ku kishte para të gatshme dhe disa gjëra personale te rrethi i Lipjanit.

Dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...