olicia njofton se në dje në Vushtrri një punëtor është lënduar derisa ishte duke punuar.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu” ku viktima ka pësuar lëndime në syrin e majtë derisa ishte duke punuar në bodrumin e një ndërtese. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës.