41 vjet burg për drogë për shtatë të akuzuar

Kronikë e zezë

41 vjet burg për drogë për shtatë të akuzuar

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:59
Foto

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve A. L., R. H., F. G., F. A., G. A., F. S. dhe Z. B.

I akuzuari A. L. është dënuar me 11 vjet burgim dhe me  50 mijë euro.   R. H. me  11 vjet burg dhe 50 mijë  euro gjobë.   F. G., është dënuar me  8 vjet burg dhe 20 mijë euro,   F. A.  me 4  vjet burg dhe 10 miëje euro, G. A. me  4 vjet  burg dhe 5 mijë euro, F. S. është dënuar me 2 vjet burg dhe  Z. B. është dënuar me 1 vit burg.   

Të akuzuarit janë fajtor, sepse nga muaji shkurt 2017 deri më 30.04.2017, me dashje kanë marr pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, duke u marr me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve të llojit “marihuanë”, të cilën e kanë paketuar dhe fshehur nëpër tavolina dhe dërrasa, që pastaj të transportojnë në shtetet e Evropës Perëndimore dhe në Turqi përmes Maqedonisë së Veriut.

Pas hetimeve dhe aplikimit të masave të fshehta të Policisë së Kosovës është arritur të kapen 500 kilogram narkotikë në shtëpinë e të akuzuarit A. L., në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt, të vendosur dhe fshehur në 20 tavolina.

Në shtëpinë e të akuzuarit R. H. në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt janë gjetur 28 kilogram narkotikë të fshehura në 64 pako të dërrasave, ndërsa tek i akuzuari F. G. në Krushë të Madhe janë gjetur 184.39 kilogram të llojit marihuanë, të fshehura në 10 tavolina të mëdha dhe 4 tavolina të vogla.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të akuzuarit F. A., G. A., F. S., Z. B. janë shpall fajtor për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, ndërsa i akuzuari L. N. është liruar nga akuza.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit në fjalë:

Gjykata ka nxjerrë aktvendim për të akuzuarit A. L., R. H. dhe F. G., të cilëve do t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë të akuzuarit G. A. i ndërpritet masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat