Arrestohen dy persona në Podujevë për bixhoz të paligjshëm - Bota Sot
Arrestohen dy persona në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:23
ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas marrjes se një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar.

Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë  arrestuar nga policia janë:

·         E. H.             viti i lindjes 1998              dhe

·         A. H.            viti i lindjes 1996                      

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...