Aksident me vdekje, shoferi përplas 63-vjeçarin dhe largohet me shpejtësi - Bota Sot
Aksident me vdekje, shoferi përplas 63-vjeçarin dhe largohet me shpejtësi

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje, shoferi përplas 63-vjeçarin dhe largohet me shpejtësi

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në Fier.

Një automjet ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë pranë Vajkanit në Fier.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë personin të vdekur në vend. Viktima është identifikuar nga policia si Shpëtim Isufaj, 63 vjeç. Policia ka kryer veprimet procedurale në vend dhe është vënë në kërkim të autorit.

Policia njofton:

Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...