Ngjarje e rëndë! Një person gjendet i varur në oborrin e shtëpisë - Bota Sot
Ngjarje e rëndë! Një person gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë! Një person gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të mërkure.

Rreth orës 07:07 të mëngjesit të sotëm, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari Stavri Nasaj.

Nga hetimet dhe këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Pritet marrja në pyetje e familjarëve për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që e kanë shtyrë Nasaj drejt aktit fatal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...