Prizren: 38-vjeçari gjuan disa herë me armë në dasmë, i sekuestrohet nga policia

Kronikë e zezë

Prizren: 38-vjeçari gjuan disa herë me armë në dasmë, i sekuestrohet nga policia

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prizrenit, ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj është sekuestruar një armë pasi që pronari i shtëpisë e kishte në mbajtësi në mënyrë të paautorizuar, si dhe ka festuar duke shtënë disa herë në ajër.

Me këtë veprim i njëjti ka kryer vepër penale dhe rasti është raportuar në polici.

“Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari B. Ç., m/sh/k, i lindur në vitin 1981, ka gjetur në posedim dhe përdorim të armës Pistoletë 20 ZORAKI, M906 të kalibrit 9mm. Hetuesit dhe njësiti i krim teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar”, shkruan në njoftim të policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë e Prizrenit dhe hetimet janë duke vazhduar.

Në fund të këtij njoftimi, policia ka apeluar që armët e zjarrit të mos përdorën nëpër ahengje familjare dhe vende publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat