I moshuari në Kukës kanos familjarët me armë, tenton ti vërë zjarrin shtëpisë - Bota Sot
I moshuari në Kukës kanos familjarët me armë, tenton ti vërë zjarrin shtëpisë

Kronikë e zezë

I moshuari në Kukës kanos familjarët me armë, tenton ti vërë zjarrin shtëpisë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:59
Ilustrim

Policia e Kukësit thotë se ka parandaluar një krim të rëndë në familje, në sajë të ndërhyrjes së uniformave blu.

Një i moshuar pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë.

Kështu mbrëmjen e kësaj të marte, u bë arrestimi i I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Prangosja e tij bë pasi, në banesë, për motive të dobëta, ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me armë gjahu.

Jo vetëm kaq, por ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë, mirëpo ndërhyrja në kohë e policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të policisë së zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga, është parandaluar ngjarja e rëndë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...