Policia në Lipjan raporton se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur mes veti dy familje ku janë përdorur mjete te forta.
Lidhur me rastin janë arrestuar 8 meshkuj të dyshuar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, ë cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.