Policia aksion në Elbasan, kontrolle në magazina, servise e varreza makinash - Bota Sot
Policia aksion në Elbasan, kontrolle në magazina, servise e varreza makinash

Kronikë e zezë

Policia aksion në Elbasan, kontrolle në magazina, servise e varreza makinash

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:19
Ilustrim

Policia ka zhvilluar një aksion në Elbasan, duke kryer kontrolle në magazina, servise dhe varreza makinash.

Fokusi i  kontrolleve ka qenë kapja e lëndëve narkotike.

Aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Karakullak, njësia administrative Bradashesh, pikërisht në zonën ku u bë modifikimi i furgonit që përdoren grabitësit e Rinasit.

Ende nuk dihet nëse aksioni i policisë ka lidhje me ngjarjen e Rinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...