Prokuroria dhe Policia deklarohen për vrasjen e 9 vjeçarit nga Fushë Kosova - Bota Sot
Prokuroria dhe Policia deklarohen për vrasjen e 9 vjeçarit nga Fushë Kosova

Kronikë e zezë

Prokuroria dhe Policia deklarohen për vrasjen e 9 vjeçarit nga Fushë Kosova

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:39
Ilustrim

Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës me anë të një deklarate të përbashkët shprehin ngushëllimet për vrasjen e fëmijës 9 vjeçar më 17 korrik në Fushë Kosovë.

Ata sqarojnë se i dyshuari për vrasjen e të miturit është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim ndërsa nuk kanë sqaruar me asnjë fjalë se pse nuk kanë marr veprime paraprakisht, edhe pse i njëjti ishte lajmëruar nga familjarët se e ka dhunuar seksualisht të miturin K.Veseli.

Deklarata e Prokurorisë dhe Policisë

Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë. Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri. Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë.

Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës,  po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë.

I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...