Zbulohet identiteti i personit që vdiq nga rrahja te nënkalimi

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti i personit që vdiq nga rrahja te nënkalimi

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Gani Rama, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka vdekur te nënkalimi në Prishtinë pasi është rrahur nga një person.

 Burimet e mediave brenda policisë kanë thënë se viktima është nga Podujeva ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar.

 I dyshuari ka pasur të veshur maicë me ngjyrë të bardhë dhe menjëherë pasi e ka shtyrë viktimën shkallëve të nënkalimit, ka ikur në drejtim të panjohur.

 Policia e Kosovës me të pranuar informacionin është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.

Në polici rasti është paraqitur në orën 17 e 51 minuta ndërsa aktualisht nuk dihen motivet që quan deri të vdekja e viktimës.

Rrahet rëndë një person në Prishtinë, vdes në QKUK

Policia e Kosovës njofton se sot në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.

Bëhet e ditur se një person është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Momentalisht policia po mbledh të dhëna dhe detaje tjera rreth këtij rasti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat