E shtunë e zezë në Kosovë: Vrasje, vetëvrasje e vdekje në vendin e punës. DETAJE - Bota Sot
E shtunë e zezë në Kosovë: Vrasje, vetëvrasje e vdekje në vendin e punës. DETAJE

Kronikë e zezë

E shtunë e zezë në Kosovë: Vrasje, vetëvrasje e vdekje në vendin e punës. DETAJE

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:15

Familja e tij jeton në gjithashtu në Gjermani, e cila edhe për momentin gjendet atje.

Përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tanimë i ka pamjet e kamerave të sigurisë dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45-vjeçarit.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan, më saktësisht Departamenti për Krime të Rënda njofton se një person i moshës 60 vjeçare ka bërë vetëvrasje.

Dyshohet se sot rreth orës 4 të mëngjesit në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e qëlluan veten me armë zjarri në pjesën e kokës.

“I ndjeri është gjetu

r nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një automjet i markës ‘’Opel Astra’’, një armë e llojit ‘’Broëning’’, kalibër 7.65 mm, një gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe një karikator me shtatë fishekë të së njëjtës armë.

Në anën tjetër, një 27-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate për media.

“Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafozor elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Madje, i njëjti, sipas prokurorisë, ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 17 korrik 2019.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në IML.

Ndërkaq një therje me thikë ka ndodhur në Vrellë të Istogut. Mësohet se i dyshuari është bashkëshorti i viktimës,.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe po trajtohet.

Rastin si ‘vrasje në tentativë’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për therje me thikë brenda familjes.

“Dje rreth orës 13 e 8 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një person i lënduar, i gjinisë  femër, e lindur më 1984, e cila është duke u trajtuar dhe, gjithnjë sipas mjekëve, gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...