Aksident tragjik! 5 persona plagosen, humb jetën 9 vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Aksident tragjik! 5 persona plagosen, humb jetën 9 vjeçari shqiptar

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:54
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Bajram- Curri- Sopot, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, një fëmijë i mitur ka humbur jetën.

Policia njofton se në aksident janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeve, tre pasagjerë dhe një fëmijë me inicialet E.Ç, i cili ka gjetur vdekjen rrugës drejt spitalit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat