Tri vjedhje të rënda brenda një nate në Kosovë - Bota Sot
Tri vjedhje të rënda brenda një nate në Kosovë

Kronikë e zezë

Tri vjedhje të rënda brenda një nate në Kosovë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Tri raste të vjedhjeve në shtëpia e objekte janë raportuar të kenë ndodhur me të nisur dita e 21 korrikut. Rasti i parë është shënuar rreth orës 00:30 në Pejë me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, në Lipjan po atë natë është raportuar se tre persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e një objekti dhe nga aty kanë vjedhur para. Sipas policisë ende nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Rasti tjetër i vjedhjes është shënuar në Klinë rreth orës 01:30 të së dielës. Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe argjendi në para të gatshme si dhe një pistoletë për të cilën ankuesi posedonte leje. Sipas policisë edhe ky rast është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...