Sajoi shtatzëninë për t’ia marrë të dashurit 680 euro

Kronikë e zezë

Sajoi shtatzëninë për t’ia marrë të dashurit 680 euro

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Policia në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Ismajl Dumoshi”, arrestoi dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër për veprën penale “Detyrim”.

Të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull që t’ua japë 680 euro nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të.

Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat