Një person nga Kosova vdes në detin e Velipojës

Kronikë e zezë

Një person nga Kosova vdes në detin e Velipojës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:03
Velipojë

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një i moshuar ka gjetur vdekjen.

Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu. 84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte futur në det. Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.

Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat