Aksident i rëndë, makina me tre persona del nga rruga

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, makina me tre persona del nga rruga

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:13
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Darëzezë të Fierit, në vendin e quajtur Shën Pjetër.

Një makinë ka dalë nga rruga, dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, teksa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se dy prej tyre janë vëllezër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, njëri nga të plagosurit ka marrë plagë më të rënda. Përplasja duket që ka qenë e fortë pasi makina ka marrë goditje në disa pjesë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat