Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 28 vjeçari - Bota Sot
Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 28 vjeçari

Kronikë e zezë

Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 28 vjeçari

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar, me inicialet I.Q.  arrestohet në flagrancë në lagjen nr.17, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez me automjetin tip ‘Mercedes Benz’.

Policia e Korçës sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë dhe municion luftarak.

28 vjeçari akuzohet për veprën penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”

Ja njoftimi i policisë:

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”, të cilin e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...