Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një plagosje ka ndodhur dje në Prishtinë.

   

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

I njëjti është qëlluar në kofshë ndërsa predhat kanë goditur edhe një furrë të bukës dhe një veturë të parkuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me rastin është informuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat