Aksident trafiku në Prizren, pesë persona mbesin të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prizren, pesë persona mbesin të lënduar

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Prizren, ku si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “William Walker” në Prizren, ku në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, po ashtu janë shkaktuar dëme materiale.

Nuk është raportuar për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për një shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat