Aktakuzë ndaj dy personave për rastin e rrëmbimit në Skenderaj

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj dy personave për rastin e rrëmbimit në Skenderaj

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve G.G. dhe L.O., në drejtim të veprave penale “rrëmbimi”, “mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve“si dhe për veprën penale “Kanosje“.

Prokuroria njofton opinionin se të pandehurit G.G. dhe L.O., më 24 shkurt 2019, në fshatin Llaushë të Skenderajt, me përdorimin e forcës dhe të kanosjes duke përdorur armën, e kanë marrë dhe mbajtur viktimën M.G., me qëllim që të mos e lirojnë para se i njëjti t’u ofrojë të pandehurve dobi pasurore. Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”, nga neni 194 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 dhe 2.3 të lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri G.G., ka pasur në posedim armën e tipit “Skorpion”, dhe me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve “nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

Ndërkaq, i pandehuri L.O., më 25 shkurt 2019, e ka thirrur dhe kërcënuar seriozisht viktimën M.G, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje“ nga neni 185 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat