Zbardhen detaje nga vrasja e 17 vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

Zbardhen detaje nga vrasja e 17 vjeçarit shqiptar

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:51
Itali

Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në Itali kur një shqiptar 17 vjeçar ka hmbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëkombas i tij.

18 vjeçari shqiptar Ermal Halili ka ndërruar jetë në spitalin e Udines pas plagëve të marra me thikë gjatë një sherri të dhunshëm me një 17 vjeçar shqiptar tjetër. 

Ngjarja ndodhi në një park në lagjen San Domenico në Udine. 

Autori i krimit është një minoren i pashoqëruar shqiptar në Itali i cili strehohet në qëndrën e emigrantëve minorenë në Udine "Don De Roja".  
Ndërtimi i ngjarjes nga policia italiane ka zbardhur se motivi i këtij krimi ka qnë një grindje mes dy shqiptarëve pas një ndeshje futbollit zhvilluar ditën e dielë 21 korrik 2019. 

Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t'u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje. 

Por 18 vjeçarin Ermal Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17 vjeçarin ta godas me një thikë kuzhine të përmasave të mëdha. Viktima është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grykën e një shisheje të thyer. 

18 vjeçari Ermal Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udines ku dhe është operuar, por plagët e marra kanë qënë vdekjeprurës për të riun shqiptar.

Do të jetë autopsia që do të zhvillohet nën mbikqyrjen e Prokurorisë së Tirestes e cila do të zbardh detajet e goditjeve që kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit që sipas mjekëve të Udines kanë prekur zemrën. Në momentin e ngjarjes ka qënë i pranishëm dhe vëllai binjak i viktimës.

Autori i krimit është vënë nën pranga me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat