Një muaj paraburgim për vrasjen në rrugën “Perandori Justinian”

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për vrasjen në rrugën “Perandori Justinian”

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të pandehurin N.B., nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin - G.R., duke e goditur grushte në kokë dhe e ka shqelmuar, si pasojë e së cilës ky i fundit ishte rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë në QKUK, në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat