Ofronin shërbime seksuale, ky është vendimi i gjykatës

Kronikë e zezë

Ofronin shërbime seksuale, ky është vendimi i gjykatës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji kundër të pandehurit A.I. për shkak të trafikimit me njerëz dhe ofrimit të shërbimeve seksuale.

Po ashtu, Gjykata Themelore ka caktuar masën prej një muaji paraburgim kundër të pandehurit tjetër Ç.H. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.

Dyshohet se A.I. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur G.B. dhe duke qenë në dijeni për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën e të miturës, më datë 20.07.2019 e ka bindur të shkojë në qytetin e Mitrovicës, ku atje i ka aranzhuar takime me persona të ndryshëm me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave.

Në të njëjtën datë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ç.H. ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të së miturës G.B. ashtu që përmes të pandehurit A.I. është takuar me të dëmtuarën.

Ndryshe, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat