“Unë të çkyej”, paraburgim për vjehrrin që kërcënoi e lëndoi nusen

Kronikë e zezë

“Unë të çkyej”, paraburgim për vjehrrin që kërcënoi e lëndoi nusen

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:51
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.J për veprën penale dhunë në familje.

N.J., të hënën në shtëpinë e tij në Pejë, pasi që kërkon pasaportën dhe dokumentet e tjera personale dhe nuk i gjen, shkon te e dëmtuara, nusja e djalit të tij dhe e pyet “ku ma keni lënë pasaportën”.

Në ndërkohë e merr një gotë dhe e thyen e pastaj merr thikën dhe ja afron të dëmtuarës te fyti dhe i drejtohet me fjalë kanosëse duke i thënë “unë të çkyej”, pas këtyre veprimeve e dëmtuara shkon në polici dhe e lajmëron rastin ndërsa, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor për shkak të lëndimit në dorë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Të pandehurit N.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat