Policia aksion në Fushë Kosovë për lojërat e fatit, arreston katër persona

Kronikë e zezë

Policia aksion në Fushë Kosovë për lojërat e fatit, arreston katër persona

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:31
ilustrim

Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikoj dy lokacione në Fushë Kosovë, ku ishin duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Këto lokacione janë kontrolluar në mbështetje të njësisë së NJRSH.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike e cila ka dalë në lokacion dhe është marrë me rastin.

Janë arrestuar 4 persona meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat