Burri rrah bashkëshorten në Mitrovicë, ia merr tre fëmijët dhe zhduket

Kronikë e zezë

Burri rrah bashkëshorten në Mitrovicë, ia merr tre fëmijët dhe zhduket

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:27
ilustrim

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë mjaftë të pranishme dhe madje shqetësuese.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicën e Veriut, raporton Policia e Kosovës.

Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar bashkëshorti i saj ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe duke e sulmuar fizikisht ia ka marrë tre fëmijët e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima pas lëndimeve sipas raportit të Policisë së Kosovës ka pranuar trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat