Aksident trafiku në Luzhan të Podujevës, përfshihet një traktor dhe veturë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Luzhan të Podujevës, përfshihet një traktor dhe veturë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Në aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë.

Mediat kanë kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku këta të fundit e kanë konfirmuar aksidentin, duke thënë se ka ndodhur një aksident mes një traktori dhe veturës si dhe nuk ka persona të lënduar.

Image

“Rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Podujevë (fshati Lluzhan) ka ndodhur një aksident në mes të një traktori dhe një veture. Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, ka thënë zëdhënësja e Policise për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat