Bleu cigare me para të falsifikuara, prokuroria i ngre aktakuzë

Kronikë e zezë

Bleu cigare me para të falsifikuara, prokuroria i ngre aktakuzë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 10:05
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.H., në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë”.

Prokuroria njoftoi se i pandehuri L.H., më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare.

Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara. 

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat