Arrestohen dy rreshterët e policisë së Kosovës që u suspenduan dje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy rreshterët e policisë së Kosovës që u suspenduan dje

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:33
ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dy zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare” nga neni 416 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar dje (25.07.2019) autorizimin nga Prokuroria Themelore Prishtinë që të bëjë intervistimin në cilësi të të dyshuarve të dy zyrtarëve policorë (që të dy me gradën e rreshterit) – punonjës në Drejtorinë kundër  Krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prishtinë.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dy vepra penale  (“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare”), me vendim të prokurorit kompetent këta zyrtarë policorë janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së, thotë se  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit për  zyrtarët policorë tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat