Latifi del në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Rahovec, ka një lutje për qytetarët

Kronikë e zezë

Latifi del në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Rahovec, ka një lutje për qytetarët

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar në Bërnjak ku ndodhi një aksident trafiku që la të vdekur tre persona dhe tre të lënduar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ngushëlluar familjarët dha ka lutur qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikacion.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Latifit:

U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur.

Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.

Njëkohësisht, lus qytetarët që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat