Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin revolen, plumbat dhe arin

Kronikë e zezë

Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin revolen, plumbat dhe arin

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një qytetar nga Shtimja ka raportuar në Policia se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur disa gjëra.

Në mesin e gjërave të vjedhura janë një revole, dy karikatorë dhe pesëdhjetë copë fishekë, një sasi ar – vlera për momentin nuk dihet dhe një telefon mobil vlera nuk i dihet.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:25 dhe nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat