Adoleshentja denoncon xhaxhain për përdhunim

Kronikë e zezë

Adoleshentja denoncon xhaxhain për përdhunim

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë. Një 16 vjeçare denoncon xhaxhanë e saj se ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

 Polici informon se vetë adoleshentja kishte bërë denoncimin në polici dhe kishte nisur operacioni i arrestimit ku kishin marrë pjesë dhe efektivët e FNSh-së. Pas disa orësh 45 vjeçari është kapur teksa ishte fshehur në një pyll në zonën e Divjakës.

"Pas kallzimit të marë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisaritit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës" informon policia.

Gazetarët informojnë se personi i arrestuar ka precedentë të mëparshëm penalë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat