Vellai godet me thikë të motrën

Kronikë e zezë

Vellai godet me thikë të motrën

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:28
Ilustrim

Një 40 vjeçar është arrestuar aspi akuzohet se ka plagosur me thikë të motrën.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Kërkovë të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

"Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës "thikë" motrën e tij A.C" informon polici e Vlorës.

Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.

Policia ka shoqëruar menjëherë shtetasin S.C dhe po vazhdojnë proçedurat e mëtejshme për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat