Pesë persona tentojnë të vjedhin një veturë në Suharekë

Kronikë e zezë

Pesë persona tentojnë të vjedhin një veturë në Suharekë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Në Suharekë, pesë persona kanë tentuar të vjedhin një veturë.

Një person ka raportuar në polici se disa të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij.

“Njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor ndërsa tre janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton raporti policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat