Gjuajtën me armë zjarri në ahengje, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë zjarri në ahengje, arrestohen dy persona

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:05
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë dhe Gjakovë gjatë ahengjeve.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.

“Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë po ashtu në një aheng familjar, ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri.

“Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator me tre fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat