Kapet me 55 kilogramë marihuanë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Kapet me 55 kilogramë marihuanë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.K., nga Tirana.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“I pandehuri me datë 25.07.2019, nga Shkodra duke e drejtuar automjetin e tipit “Opel Meriva” ka transportuar narkotik të llojit marihuanë dhe hashash, të cilat në një bunker, nën dysheme të automjetit i kishte fshehur, në peshë të përgjithshme prej 54,963 kilogramësh të cilat në pikë të kalimit kufitar Shqipëri – Kosovë, gjegjësisht afër fshatit Vërmicë – Komuna e Prizrenit, janë zbuluar nga kontrolli i policisë”, bën të ditur Gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat