Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen disa persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Pejë, lëndohen disa persona

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Aksidentin e ka konfirmuar Xhevat Ibraj menjëherë pasi njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

“Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë ne fshatin Ozdrim të Pejës, në aksident janë përfshirë dy automjete ku si pasoj kanë marrë lëndime 4 persona”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Xhevat Ibraj.

Aktualisht të lënduarit po trajtohen në qendrën mjekësore të qytetit të Pejës.

Kujtojmë se vetëm sot, si rezultat i aksidenteve kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 19 të tjerë./Express

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat