Vdes një person në aksident trafiku në Obiliq

Kronikë e zezë

Vdes një person në aksident trafiku në Obiliq

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes një veture dhe autobusi, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Gjatë ditës së djeshme, në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe autobusi, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ka ndërruar jetë është njëri prej pasagjerëve të veturës, kurse lëndime trupore kishin pësuar ngasësi i veturës dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Pas këtij aksidenti, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari ngasësi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat