Aksidentet me fatalitet këtyre ditëve janë rritur dukshëm.
Për çdo ditë pothuajse raportohet për vdekje në trafik, ku Policia e Kosovës ka nisur një plan operativ për parandalimin e tyre.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur edhe në Shtime, ku një biçiklist si pasojë e goditjes nga vetura, ka vdekur.
“Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.